Thursday, September 19, 2024

(Video) “UEFA Women’s Champions League”-Vllaznia kualifikohet në finalen grupit 2. Me tre golat e Doçit, Borçit dhe Ndojt, kuqeblutë sfidojnë 0-3 në transfertë kampionen e Gjeogjisë Lanchkhuti

Lexo

 

WFC Lanchkhuti-Vllaznia  0-3(Shënuese: Megi Doçit 42’, Klaudia Borçi 45+2’, Xhesika Ndoi 82’)

Formacioni i Vllaznisë: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard.Curraj, Franja, Pressley, Doçi, Jones, Borçi, Ahamadi. Trajner: Nikolin Leka

Suksesi i radhës për Vllazninë e futbollit të femrave është fitorja e gjysmëfinales së grupit 2 të “UEFA Women’s Champions League”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Fabiol Rexhepi sfidoi pasditen e sotme ekipin kampion të Gjeorgjisë WFC Lanchkhuti.me rezultatin 0 me 3.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin gjeorgjian “Ramaz Shengelia” Kutaisi është dominuar e tëra nga skuadra shkodrane. Këtë e vertetojnë rastet e shumta në portën vendase, si dhe tre golat, dy në pjesën e parë me autore Megi Doçin dhe Klaudia Borçi, si dhe goli i tretë me autore Xhesika Ndoj. Përpos fitores së pastër 3-0, gjatë minutave të pjesës së dytë, trajneri Nikolin Leka, aktivizon në fushën e lojës edhe disa lojtare nga stoli.

Fitorja në fjalë, e cila kualifikon Vllazninë në finalen e grupit 2 ka krijuar pas ndeshjes një atmosferë entuziaste në radhët e skuadrës, e cila është një garanci që edhe në takimin final të bëhet e njëjta paraqitje për siguruar vendin e parë në grup dhe për të vijuar më pas konkurimin në raundet e tjera të “UEFA Women’s Champions League”.

(Video) Pamje nga tre golat e Vllaznisë në ndeshjen ndaj WFC Lanchkhuti të Gjeorgjisë, me autore Megi Doçi, Klaudio Borçi dhe Xheseka Ndoi.

Goli i Medi Doçit ne Gjeorgji

Klaudia Borci shenon golin e dyte ne Gjeorgji

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img