Vllaznia: Qarri, Gurishta, Juriç, Bajrami, Yagoo, Krymi, Deliu (Zaganjori 22′), Qato, Mala, Delaj, Bala. (U aktivizuan: Jukaj, Brahimi, Pusi, Sala, Maliqi, Spahija, Tafili, Beci, Podrimcaku, Matouti). Trajner: Thomas Brdariç
Otrant Olympic: Agoviç, Vico, Vukceviç, Banoviç, Vujoviç, Harada, Gashi, Burzanoviç, Baba Musa, Muharemoviç V. Rudoviç. (U aktivizuan: Meçukukiç, Sefa, Martjeçoviç, Karamanaga, Mervaleviç, Marseni, Shkreli, A.Rudoviç, Nishimura) Trajner: Vukiçeviç.
Gjyqtarë: Ditmir Grimci, Ardit Çokaj, Saimir Hiseni(Shkodër)
Ndërprerjen e kampionatit të Abissnet Superiore për shkak të ndeshjeve të ekipit konbëtar në Ligën e Kombeve, kuqeblutë e kanë shfrytëzuar me organizimin e një ndeshje miqësore. Një miqësore e konsideruar ndërkombëtare duke pasë parasysh se përballë Vllaznisë ishte Otrant Olimpic i Ulqinit, konkurues në Superligën e Malit të Zi.
Takimi i luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”, përpos tifozërisë shkodrane është ndjekur edhe nga një grup i zgjeruar i tifozërisë ulqinake, një pjesë e madhe e të cilëve ndjekin rregullisht Vllazninë në ndeshjet zyrtare, por që këtë herë kishin ardhur për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.
Përpara ndeshjes, KF Vllaznia ka organizuar një ceremoni ku presidenti Alban Xhaferi i ka dorëzuar kryetarit të klubit të Ulqinit Skënder Rexha, një Çertifikatë Mirënjohje dhe Vlerësimi për arritjen historike të tij, ngjitjen për herë të parë në Superligën e futbollit malazez.
Më pas, emocionet janë përqëndruar në fushën e lojës, ku dy trëjnerët respektivë kanë heshur në fushën e lojës futbollistët më të mirë të tyre. Në mungesë të serbit Stojanoviç të dëmtuar në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun, si dhe të dy futbollistëve të rinjë, Alivoda dhe Dodaj që janë në dispozicion të kombëtares(ky i fundit i ndërkuar me të kuqe javën e kalura), tekniku Brdariç aktivizoi nga minuta e parë, Bajramin në mbrojtje, Krymin e rikuperuar në mesfushë dhe Antonio Delajn në sulm.
Ndërkohë, për t’u theksuar është një dëmtim tjetër titullari, ai i Ardit Deliut, i cilia la fushën e lojës në pjesën e parë i zëvendësuar nga Ersi Zaganjori.
Sa i përket lojës, ajo ishte përgjithësisht e barabartë, ku të dyja skuadrat provuan të shënojnë golin e avantazhit, por po pa ia arritur qëllimit. Në 45 minutat e dyta, të dyja skuadrat bënë ndryshime në formacionin, ku tek Vllaznia, Brdariç, aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit: Jukaj, Brahimi, Pusi, Sala, Maliqi, Spahija, Tafili, Beci, Podrimcaku, Matouti.
Dy ishin momentet më të bukura të kësaj pjese, fillimisht në portën e Vllaznisë ku portjeri Aron Jukaj devijoi një gjuatje të miqve, e cila pasi u përplas në pingulen e majte u kthye në fushë. Ndërsa, nga kampi kuqeblu, gjuajtjen spektakël nga distanca të Ersi Zaganjori e devijoi në korner portjeri mik.
Me interes në këtë pjesë loje ishte edhe aktivizimi i blerjes më të re, Matouti, i cili në tre-katër momente që u vu në kontakt me topin, mori duatrokitje nga publiku në tribunën e “Loro Boriçit”, ndërkoë që edhe trajneri Brdariç e vlerëoi në prononcimin e pas ndeshjes.
Përundimisht, një miqësore ndërkombëtare e denjë për të dy skuadrat që luajnë në kapionatet e Superligës në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku përpos rezultatit të barabartë, 0 me 0, më së shumtmi i vlejti trajnerëve kundërshtar, Brdariç dhe Vukiçeviç për të mbajtur në tonus skuadrat e tyre në prag të rikthimit në ndeshjet zyrtare të kampionateve të tyre.
Gaspër MARKU