Thursday, December 5, 2024

Graham Arnold nuk është më trajneri i Australisë. Rezultatet e dobëta e detyrojnë të japë dorëheqjen

Lexo

Graham Arnold nuk është më trajneri i Australisë. Tekniku ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në krye të kombëtares australiane të futbollit pas një sërë rezultatesh jo të mira.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, besoj se ka ardhur koha për të sjellë një frymë të re në udhëheqjen e ekipit” , njofton në deklaratën për shtyp Arnold, 61 vjeç, në krye të kombëtares australiane që nga gushti 2018.

Vendimi vjen pas humbjes në shtëpi kundër Bahreinit më 5 shtator, pasuar nga barazimi pa gola në Indonezi më 10, rezultate që lënë Australinë në vendin e parafundit në Grupin C në kualifikueset e zonës aziatike për Botërorin e ardhshëm.

Australia do të presë Kinën më 10 tetor dhe më pas do të udhëtojë në Japoni më 15, për ndeshjet e treta dhe të katërta të Grupit C të raundit të tretë kualifikues të zonës aziatike për Kupën e Botës 2026

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img