Java e 19-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar ka nisur me çiftin e Grupit A, Luzi 2008-Tërbuni. Një ndeshje kjo që përballte dy skuadra të katërshes së parë të tabelës së klasifikimit, Luzin e venditë tretë me 36 pikë dhe Tërbunin e vedit ta katërt me 31 pikë. Ndonëse vendasit e Luzit konsideroheshin si favorit në këtë ndeshje, kanë qënë miqtë nga Puka që janë larguar me një tre pikësh të vlefshëm nga Luzi.
Ndeshja e luajtur sot pasdite në stadiumin e Luzit është dominuar tërësisht nga skuadra pukjane e Tërbunit, e cila e drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi doli fituese me rezultatin 0 me 2. Për fitoren pukjane kanë menduar shkodrani Miloti, i cili ka shënuar golin e parë për Tërbunin në minutën e 38’, gol që mbylli edhe pjeën e parë me rezultatin 0 me 1 për miqtë nga Puka.
Dy minuta nda starti i së dytës janë përsëri pukjanët që shënojnë në portën vendase. Këtë radhë autori i golit është Gjoka duke e thelluar avantazhin në 0 me 2. Rezultat ky që qëndron në fuqi deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes, duke regjistruar kështu një rezultat shumë pozitiv për ekipin pukjan, i cili me këtë tre pikësh shkon në kuotën e 34 pikëve, 2 pikë më pak se Luzi që ndodhet në vendin e tretë.
i arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 në shtëpinë e Luzit. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të pukjanëve, me golin e shënuar nga Miloti Me të startuar pjesa e dytë ishte Gjoka i cili dyfishoi shifrat
Ndeshjet e tjera të javës së 18-të kategorisë së dytë luhen të gjitha të shtunën duke filluar nga ora 13.30, sipas këtij kalendari:
Java e 18-të
Ada-Shënkolli
Klosi-Internacional
Bulqiza-Iliria
Sopoti-Shkumbini
Gramshi-Valbona
Mirdita pushim