Monday, April 29, 2024

Mblidhet Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, miraton statutin e ri dhe zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF

Lexo

Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Në fillim të mbledhjes së zhvilluar të enjten kryetari i SHRFL, Ridvan Kulli, bëri me dije rendin e ditës dhe u shpjegoi anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja të anëtarësisë në FSHF. Synimi i këtij riorganizimi është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar.

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë Akademia Brians, Profit Plus (Akademia e Futbollit Lezha), Shoqata e Futbollit FK Shënkolli Lezhë, Iliria SH.A., Sh. Sportive Porto, Kubi i Futbollit Valbona, Besëlidhja, Sport Klub Bulqiza dhe akademitë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Kastriotit.

Të gjitha këto subjekte në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Anëtarët e SHRFL votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Më pas, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFD e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Në fund, u zgjodhën delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Artan Djala dhe Prekë Pjetrushi.

Kryetari i SHRFL, Ridvan Kulli, shprehu besimin se emrat e votuar nga anëtarësia do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF-së.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img