Sunday, October 6, 2024

Dinamo mund Laçin dhe kap përkohësisht vendin e parë të Superiores

Lexo

Dinamo-Laçi 2-1(Shënues: Itodo 22’, Zabërgja 55’/Kurti 95’)

Dinamo:Sali,Meksi,Dita,Muzek,Aliji,Zabërgja,Gudjabi,Toli,Loran,Bregu,Itodo Trajner:Ilir Daja

Laçi:Dajsinani,Lima,Kurti,Lleshi,Manellari,Mjaki,Papa,Prodani,Tresa,Traore,Melo Trajner:Françesko Pasiatore

Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi(Elbasan),Marjus Qose(Lushnje),Rexhep Muzhaqi(Elbasan),Ermis Çelaj(Vlorë) Var:Florjan Lata(Durrës) Avar:Silvio Dyrmishi(Elbasan) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abisnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Golat për nëndetësen u shënuan nga Itodo në minutën e 22-të dhe  Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.

Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër,kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img