Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Çekisë, sfidë e vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së Kombeve. Ndeshja që do të zhvillohet në Pragë nis në orën 20:45.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Çeki-Shqipëri.
Çekia(3-4-3):Kovar,Vitik,Holes,Boril,Cufal,Suçek,Cerv,Provod,Cerni,Cori,Sulç.Trajner:Ivan Hasek
Shqipëria(4-2-3-1):Strakosha,Hysaj,Ismajli,Kumbulla,Mitaj,Ramadani,Asllani,Laçi,Bajrami,Asani,Daku Trajner:Silvinjo
Gjyqtarë:Benit Bastien,Hicam Zakrani,Aurelien Bertomieu,Tomas Leonard(Francë) Var:Benit Milot(Francë) Avar:Roman Lisorg(Francë)
Fatos LAMAJ