Monday, November 25, 2024

Kupës së Botës 2026. Shorti e vendos Italinë kokë grupi, falë Spanjës

Lexo

Pas dy mospjesëmarrjeve radhazi, Italia futet si kokë serie në shortin e Kupës së Botës 2026. Siguria është matematikore për skuadrën e trajnerit Spalletti, që kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i edicionit kryeson grupin e saj në Ligën e Kombeve me 10 pikë.

Italinë e ndihmoi edhe Spanja, që pas suksesit ndaj Serbisë, kualifikoi Moratën dhe shokët e tij në çerekfinalet e turneut. Në fakt, edhe nëse do të përfundonin në vendin e tretë në grup, “të kaltrit” do të dilnin për shkak të renditjes së FIFA-s, në të cilën kanë përpara vetëm Anglinë, Portugalinë (të cilave u duhet vetëm një pikë) dhe Holandën.

Shorti kualifikues për Kupën e Botës 2026 varet nga Liga e Kombeve. Kokat e serisë janë 8 skuadrat e kualifikuara për çerekfinalet e Ligës së Kombeve dhe 4 më të mirat sipas renditjes së FIFA-s. Me rezultatet e mbrëmshme, Gjermania dhe Spanja (tashmë në çerekfinalen e Kombeve), Franca, Belgjika, Anglia, Portugalia, Italia dhe Holanda janë koka serie. Mungojnë edhe 4: Kroacia dhe Zvicra janë shumë afër, ndërsa dy vendet e tjera do të diskutohen mes Hungarisë, Polonisë, Serbisë dhe Danimarkës.

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih. E vetmja mënyrë e sigurt për të shkuar në Kanada-SHBA-Meksikë 2026 është vendi i parë në grup, 12 të dytat e grupit dhe 4 më të mirët nga Liga e Kombeve do të garojnë për 4 vendet e tjera përmes Play-Off-it.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img