Tuesday, November 26, 2024

Kupa e Shqipërisë-Faza e 1/32-ve. Flamurtari 15 gola Devollit, Oriku eleminon Lushnjën

Lexo

Në ndeshjet e sotme në turin e parë të Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/32-ve u përcaktuan emrat e ekipeve të cilat do të shkojnë në fazën tjetër të turneut, me një kalendar të paracaktuar nga FSHF për përballjet mes tyre.

Në 15 ndeshje u shënuan 77 gola, ndërkohë që bie në sy është fitorja e thellë 15-1 e Flamurtarit ndaj Devollit, me Shkurtajn i cili ka tundur 5 herë rrjetën në këtë duel, një rezultat ky që nuk mbahet mend në historinë e futbollit shqiptar.

16 skuadra janë kualifikuar për në turin tjetër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend. Dy skuadrat e “Abissnet Superiore”, Bylisi dhe Elbasani fitojnë bindshëm në shtëpi. E vetmja surprizë e këtij turi ka qenë eliminimi i Lushnjës, që është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Oriku. Në ndeshjet e tjera nuk ka pasur surpriza dhe kanë qenë skuadrat favorite ato që kanë fituar.

Kupa e Shqipërisë – Rezultatet

ELBASANI –  TURBINA     4 – 0

APOLONIA – KËLCYRA    3 – 0

BESA – TËRBUNI               4 – 3

BURRELI – SOPOTI           4 – 0

BYLIS – ADRIATIKU          5 – 1

ERZENI – NAFTËTARI       1 – 0

FLAMURTARI – DEVOLLI 15 – 1

KASTRIOTI – BUTRINTI   3 – 1

VALBONA – BESËLIDHJA 1 – 0

KORABI – KOPLIKU          5 – 2

KUKËSI – ALBANËT           6 – 0

LUSHNJA – ORIKU            0 – 1

LUZI – SHKUMBINI          5 – 0

POGRADECI – LUFTËTARI 2 – 0

TOMORI – ILIRIA               1 – 2

VORA – GRAMSHI            6- 1

Fatmir POPJA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img