Thursday, October 24, 2024

Champions League-Atalanta, vetëm barazim 0-0 në shtëpi me Celtic. Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti titullar për 90’ në fushë për italianët

Lexo

Atalanta nuk arrin që të rrëzojë “murin” e ngritur nga Celtic dhe ndalet në një barazim pa gola 0-0 në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së Ligës në Champions.

Italianët dominojnë ndeshjen, flirtojnë me golin në më shumë se një rast, por nuk arrijnë që të dërgojnë topin në rrjetë. Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për zikaltërit.

Nuk ka fitues edhe në sfidën tjetër të orës 18:45 në Champions League. Brest vazhdon të surprizojë, pasi barazon në shtëpi 1-1 me Bayer Leverkusen. Gjermanët shënojnë të parët, por francezët barazojnë shifrat që në pjesën e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img