Pasi mposhti Young Boys në Ligën e Kampionëve, Interi po përgatitet për ndeshjen e madhe të javës së nëntë të Serisë A, kur Juventusi i trajnuar nga ish-lojtari i zikaltërve Thiago Motta do të mbërrijë në San Siro të dielën në orën 18:00.
Do të jetë një ndeshje speciale për Marcus Thuram, i cili do të përballet me vëllain e tij Khephren, mesfushorin e Juventusit. Derbi i Italisë që kthehet në një derbi familjar, siç shpjegoi sulmuesi i Interit:
“Do të jetë një ndeshje e bukur, e gjithë familja jonë do të jetë në San Siro. Kë do të mbështesë babi Lilian? Juven, kjo është e sigurt. Është në rregull, është skuadra e vëllait të vogël dhe më pas babai ka luajtur për Juventusin. Nuk është një sfidë për titullin, ne jemi ende në fillim të kampionatit, është një ndeshje si të tjerat që vlen tre pikë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Interit.