Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë historike për skuadrën e Manchester City në Champions League.
Me fitoren e arritur në shtëpi përballë Spartës së Pragës (5-0), skuadra e Pep Guardiolës ka vendosur një rekord të ri në kompeticion, duke u bërë klubi me serinë më të gjatë të rezultateve pozitive në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët kanë 26 ndeshje radhazi që nuk njohin humbje në Champions dhe kanë thyer rekordin e mbajtur nga rivalët e Manchester United, që ndaluan në 25 ndeshje pa humbje.