Wednesday, October 30, 2024

Veselinovic: “Kampionati shqiptar është një kampionat skuadrash të barabarta. Dua të felenderoj çunat e mi të cilët e bën punën siç duhet”

Lexo

Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të javës së 10-të. Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic është shprehur pas ndeshjes:

Ka qenë një festë futboli me festë të mrekullueshme. Kolegu im ka bërë një punë shumë të mirë. Dua të felenderoj çunat e mi të cilët e bën punën siç duhet. Ka gjëra që duhen analizuar, por do t’i bëjmë më vonë këto gjëra. Deri në minutën e 30-të ekipi iu përgjigj çdo gjëje me përpikmëri. Nuk jam i kënaqur me 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Lojtarët që u futën e ndryshuan lojën tonë, pra bën mirë zëvendësuesit. Pas qytetit të Elbasanit dhe Shkodra dhuroi spektakël sot në stadium. Kampionati shqiptar është një kampionat skuadrash të barabarta. Jemi në tetor, ende herët për të folur për pozitën e parë. Shumica e lojatrëve marrin kartona dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Është një fenomen nervozizmi që ndodh në komunikim.

Çunat janë të motivuar përherë. Hadroj nuk ka luajtur 2 javë për arsye lëndimi. Ai ka qenë në Kombëtare, por mbrojtësi ka insistuar vetë të jetë në fushë. Nuk e kundërshtoj që duhej të ndëshkohej me karton nëse është gabim, por nuk mund të arsyetojë saktë apo gabim në këtë rast sepse jam trajner. Më pëlqen që Hadroj ka vullnet dhe dëshiron të luajë me çdo kusht. Nesër mghes dalim në stërvitje se të mërkurën luajmë me Skënderbeun. Duhen parë cilësitë dhe karastikat e Skënderbeut. Të vendosim ekuilibër këto dhe të shohim formacionin e Partizanit.”, u shpreh trajneri Veselinovic.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img