Tuesday, December 24, 2024

Seria A-Java e 9-të/Fiorentina “shpartallon” Romën, e mund 5-1

Lexo

Skuadra e trajnerit Palladino ka arritur një fitore 5-1, suksesi i pestë radhazi në të gjitha garat

Fiorentina ka arritur të marrë një fitore bindëse, 5-1 përballë Romës në ndeshjen e javës së 9-të të Serisë A, duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat.

Në Franchi formacioni i drejtuar nga trajneri Palladino zhbllokoi sfidën që në minutën e 9-të me Kean. Nuk pati asnjë reagim nga verdhekuqtë e Juric, përkundrazi, në minutën e 17-të Beltran dyfishoi epërsinë me penallti dhe në minutën e 41-të Kean shënoi të tretin, pak sekonda pas golit të Kone 39’ që dukej se mund të rihapte ndeshjen.

Në pjesën e dytë ra perdja e ndeshjes, fillimisht golin që kompletoi pokerin që mban firmën e Bove, e më pas me autogolin e Hummels pas përjashtimit të Hermosos.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img