Tirana-Vllaznia 3-4(Bajroviç 56′,103′,Ndreca 107’/Balaj 8′,18′,Mala 34′,Gruda 66′)
Vllaznia ka triumfuar mes spektaklit dhe tensionit ndaj Tiranës. Shkodranët kanë fituar 4-3 në Lushnje në një ndeshje që foli në favorin e tyre.
Bekim Balaj,Esat Mala dhe Ildi Gruda arritën të shënojnë golat vendimtarë për kuqeblutë,ndërsa për bardheblutë Bajrovic ishte autor i dy golave e Ndreca shënoi një tjetër.
Në këtë sfidë nuk munguan tensionet, pasi tifozët e Tiranës goditën me sende të forta lojtarët e Vllaznisë në momentin që po festonin golin e 4-të. Esat Mala mbeti i dëmtuar,i cili me ambulancë është nisur drejt spitalit.
Realisht, referuar pragndeshjes, bëri shumë bujë në media fakti që klasikja e futbollit shqiptar do të zhvillohej në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Ndërsa në fushën e blertë, sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk kishte shumë histori, pasi shkodranët fitojnë takimin me rezultatin 4-3.
Shkodranët zgjidhin shumë shpejt ndeshjen dhe brenda 34 minutave të para e shohin veten në avantazh të trefishtë. Balaj zhbllokon sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta më vonë kapiteni i Vllaznisë shënon edhe golin e dytë personal. Rrugën e rrjetës e gjen edhe Mala dhe kuqeblutë mbyllin pjesën e parë në avantazh 3-0.
Autogoli i Juriç në fillimin e pjesës së dytë solli me atë top të goditur nga Brajoviç sjellë pak optimizëm në kampin e Tiranës, por është Gruda që shënon sërish për shkodranët.
Akordohen 17 minuta shtesë për shkak të vonesave që erdhën për shkak të sjelljes së tifozëve. Tirana fiton një penallti që kthehet në gol nga Bajrovic. Bardheblutë mundohen në minutat e mbetura, shënojnë një gol me Ndrecën, por nuk arrijnë që të ndryshojnë fatin e kësaj sfide.
Mbyllet 4-3 për Vllazninë klasikja e luajtur në Lushnjë. Shkodranët ngjiten në kuotën e 18 pikëve dhe momentalisht janë në vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe tashmë është shumë pranë zonës që të zbret në kategorinë inferiore.
Fatos LAMAJ