Tuesday, November 12, 2024

Pas pak, klasikja Tirana-Vllaznia. Trajnerët Shkëmbi dhe Brdariç, zyrtarizojnë formacionet e para. Kuqeblutë me mungesat e Gurishtës dhe Stojanoviç

Lexo

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 11-të të Abissnet Superiore është ajo që do të luhet pas pak në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes në mes Tiranës pritëse dhe Vllaznisë udhëtuese. Një ballafaqim mes këtyre dy skuadrave që vjen për herë të parë në këtë stadium, kjo për faktin se bardheblutë vijojnë të kenë probleme me stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”.

Në formacionet e zyrtarizuara pak çaste më parë nga ana e dy trajnerëve kundërshtarë, Bledi Shkëmbi dhe Thomas Brdariç, në kampin kuqeblu bie në sy mundesa e qëndërmbrojtësit serb, Millosh Stojanoviç, i cili nuk arriti të rikuperohej pas dëmtimit të marrë ndeshjen e kaluar me Partizanin në “Loro Boriçi”. Një mungesës tjetër e rëndësishme është edhe ajo e Erdenis Gurishtës, i cili sipas informacionit nga klubi kuqeblu, është lejuar të jetë pranë familjes, pasi sot pritet të bëhet baba për herë të parë.

 Formacionet zyrtare  

Tirana:Selmani,Mici,Dembele,Soler,Prengaj,Jonuzi,Haxhiu,Meta,Gjumsi,Kola,Zharmuni Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia:Qarri,Juriç,Krymi,Sala,Balaj,Kahrimanoviç,Mala,Bajrami,Dodaj,Qato,Jago Trajner:Tomas Brdariç

Takimi në fjalë do të gjykohet nga aribtri I FIFA-s, Enea Jorgji, i ndihmuar nga  Denis Rexha, dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i 4:Adrian Beqiraj.

Në sistemin VAR dhe AVAR janë:Juxhin Xhaja dhe Daniel Vrapi. Delegat: Besnik Çela dhe Vëzhgues:Prek Pjetrushi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img