Skuadra e Hutter bie 1-0 ndaj të tretës nga e fundit, formacioni i Luis Enrique mund të shkojë në +6
Në kuadër të javës së 10-të të Ligue 1, Monaco ra çuditërisht, duke u mposhtur 1-0 nga Angers në shtëpi. Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 29-të me gjuajtjen e me të majtën të Aholou, pas një nisje të sfidës mjaft të luftuar.
Në pjesën e dytë monegaskët u përpoqën me të gjitha mënyrat për ta rikthyer ndeshjen në favorin e tyre, por pa ia arritur. Hutter mbetet -3 pas liderit PSG (që tani mund të shkojë në +6), pikë jetike në çelësin e sigurisë për Angers(10 pikë).