Trajneri i përfaqësueses franceze ka justifikuar mosgrumbullimin e sulmuesit të Real Madridit
Kylian Mbappé nuk do të jetë i pranishëm kundër Italisë më 17 nëntor në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Megjithatë, mungesa e yllit të Real Madridit nuk lidhet me problemet fizike, por me një zgjedhje teknike nga Didier Deschamps, i cili vendosi edhe një herë të mos thërrasë sulmuesin e Merengues.
Vetë trajneri shpjegoi situatën dhe u përpoq të sqaronte gjërat në konferencën për shtyp: “Kam folur me të dhe kam marrë këtë vendim për këto takime, sepse mendoj se është më mirë kështu”.
Është vendimi im sepse mendoj se është më mirë kështu. Nuk dua t’ju them më shumë, unë marr përgjegjësinë për këtë vendim”.