Ish-lojtari i Napolit ka qenë vendimtar me një dygolësh
Dita e 4-të e Europa League ka parë një paraqitje të bukur nga Galatasaray kundër Tottenham. Turqit mundën 3-2 Spurs dhe kalojnë në krye të tabelës. Osimhen është protagonist i madh me një dygolësh, ndërsa anglezët mbetën në dhjetë për shkak të kartonit të kuq për Lankshear (autor i një goli).
Në krye ngjiten edhe Eintracht Frankfurt (1-0 ndaj Slavia Pragës) dhe Athletic Bilbao (2-1 ndaj Ludogorets Razgrad). Është mbyllur në barazim 1-1 mes Olympiacos dhe Rangers.