Thursday, November 14, 2024

(Video) Basketboll Femra-Vllaznia mund Studentin në shtëpi, e treta fitore në 4 javë kampionat. Reshpja dhe Hykaj, shënueset më të mira, me nga 19 dhe 17 pikë

Lexo

Vllaznia-Studenti 61-43 (10-5, 11-16, 24-10, 16-12)

Formacioni i Vllaznisë: Ingrit Dashja, Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Bernada Reshpja(C), Sindi Kryeziu, Isra Dibra, Medina Hykaj, Anisa Musaja, Sara Murçaj. Trajnere: Medina Mustafa

Katër ndeshje, tre fitore. Ky është bilanci për Vllazninë e basketbollit për femra, skuadër e cila e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa po bën një paraqitje shumë të mirë në kampionat. Fitorja e radhës është realizuar pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës duke pasur përballë Studentin e Tiranës.

Formacioni kuqeblu i dirigjuar nga kapitenia Bernada Reshpja, më e mira në fushën e lojës me 19 pikë të shënuara, e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa perioden e parë e mbylli me rezultatin 10 me 5 në favor të saj.

Mikeshat nga Tirana e përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme lojën e tyre, aq sa në periodën e dytë rikuperojnë shumë duke e fituar atë me shifrat 11-16. Në këtë mënyrë, të dyja skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me shifrat e barabarta, 21 me 21.

Me rikthimin në fushën e lojës, trajnerja Medina Mustafa bën lëvizjet e duhura, dhe skuadra i përgjigjet në mënyrën më të mirë duke e fituar periodën e tretë me shifrat e thella 24 me 10 duke e çuar avantazhin e përgjithshëm në 45 me 31.

Dhjetëminutëshi i fundit i periodës së katërt administrohet në mënyrën më të mirë nga skuadra kuqeblu, e cila jo vetëm që mban në fuqi avantazhin në favorin e saj, por duke e fituar edhe periodën e katërt me shifrat 16 me 12, e thellon edhe më shumë diferencen, e cila në përfundim të minutës së 40-të është me 18 pikë diferencë(61-43).

Një fitore kjo që krahas kapitenes Bernada Reshja me 19 pikë të shënuara, ka kontributin edhe të basketbollisteve të tjera: Melida Hykaj 17, Anisa Bokrina 13, Ingrit Dashja 8, Anisa Musaja 2, Sindi Kryeziu 2 pike. Nga të dhënat teknike, zotërimi i topave në tabelë,  Rreshpja është me 11-të topa, e ndjekur nga Dashja dhe Bokrina me nga 10-të.

Për javën e pestë, Vllaznia e basketbollit femra do të jetë mysafire në kryeqytet, ku sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të ndeshjet me ekipin e Partizanit.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit femra, Vllaznia-Studenti e fituar nga skuadra kuqeblu me rezultatin 61-43.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img