Tuesday, November 26, 2024

Premier Liga angleze pezullon arbitrin David Coote pas videos ku ofendonte Liverpulin dhe Jyrgen Klop

Lexo

Një skandal i përmasave gjigande ka prekur futbollin në Angli pasi një arbitër i Premier Ligës është pezulluar mbrëmjen e kaluar pas publikimit të një videojeje ku “protagonisti” fyen rëndë Jyrgen Klop dhe tallet me Liverpulin.

Në rrjet qarkullon një video ku Coote bisedon me një person ende të pa identifikuar, i cili e pyet se çfarë mendimi ka për një ndeshje të Liverpulit.

“Liverpuli ishte një m*** i madh!”, përgjigjet arbitri. Më pas 42-vjeçari pyetet edhe se çfarë mendimi ka për Jyrgen Klop. “P****. Një p****! E arbitrova në një ndeshje kundër Bërnlit dhe befasisht mu shfaq në fytyrë. Më akuzoi se unë isha një gënjeshtar. Por unë nuk i fola se mendoj një arrogant i keq. Unë kam bërë gjithçka që të evitoja të flisja me atë”, tregon arbitri në video.

“David Coote është pezulluar me efekt të menjëhershëm pasi ka nisur një investigim. Për sa kohë ky proces është në zhvillim e sipër ne nuk do të marrim asnjë qëndrim”, tha në një komunikatë “Professional Game Match Officials Board”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img