Friday, November 22, 2024

Pezullim 7 ndeshje dhe gjobë 100 mijë stërlinash nga Federata Angleze e Futbolli për Rodrigo Bentancur. Ofendime raciste ndaj kolegun të skuadrës Son Heung

Lexo

Sanksioni që pritej ka mbërritur zyrtarisht. Rodrigo Bentancur, i akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit se ka bërë ofendime raciste ndaj shokut të tij të skuadrës, Son Heung-min, është pezulluar për 7 ndeshje dhe është dënuar me gjobë prej 100 mijë stërlinash.

“Rodrigo Bentancur e mohoi këtë akuzë, por komisioni i pavarur rregullator e gjeti atë të provuar dhe vendosi sanksione ndaj tij pas një seance dëgjimore”, tha FA në një deklaratë.

27-vjeçari nuk do të rikthehet në kampionat deri më 26 dhjetor, duke munguar në ndeshjet e Premierligës kundër Manchester City, Liverpool dhe Chelsea, si dhe çerekfinalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Europa League kundër Romës dhe Rangers.

Çfarë ndodhi – Gjatë një interviste për një TV uruguaian qershorin e kaluar, ish-lojtari i Juventus tha me ironi: “Soni? Mund të jetë edhe kushëriri i tij, pasi të gjithë duken njësoj”. Një shaka që nxiti menjëherë procedimin disiplinor nga Federata.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img