Sunday, November 24, 2024

Superiore-Java e 28-të/Pragndeshja Apolonia-Vllaznia, braziliani Da Silva: Nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë!

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë nesër betejën e radhës së Kampionatit të 82-të Kombëtar të Futbollit duke qenë mysafire në Fier për t’u përballur me Apoloninë vendase. Në konferencën për shtyp dhënë 24 orë përpara kësaj ndeshje, braziliani i Vllaznisë, Viktor Da Silva foli për rikthimin e tij në skuadër duke lënë pas dëmtimin, ndeshjen e Kupës ku ai ishte protagonist në fitoren ndaj Laçit, fillimisht me krosin e golit, si dhe me një rast flagrant të humbur me portën e boshatisur. Ndërkohë, duke folur për ndeshjen e nesërme me Apoloninë dhe vazhdimësinë e sezonit, ai u shpreh se “nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë.”

“Po jam i kënaqur, pasi kalova 3 javë të komplikuara sa i përket dëmtimit që pata, por tani jam rikuperuar plotësisht dhe jam në dispozicion të skuadrës për të dhënë më të mirën time. Besoj që jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, përtej edhe pritshmërive. Jemi të kënaqur. Bëmë një hap të mirë në kupë duke prekur finalen, por këtë duhet ta lëmë pas për nje moment dhe të përqëndrohemi në kampionat. Jemi të dytët, 2 pikë larg Teutës, duhet të vëmë zemrën tonë për ti shkuar deri në fund.

Ne hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë. Duhet të japim maksimumin tonë, 100% edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë.

Sipas meje po, besoj që deri tani asnjë skuadër nuk na ka vënë në vështirësi të mëdha sa i përket lojës. Nëse jemi të dytët ka një motiv, luftojmë në çdo ndeshje dhe nëse kemi të njëjtën shpirt si të mërkurën, do të bëjmë diçka të rëndësishme për objektivin. Tani jam mirë, jam rikuperuar. Kam bërë më të mirën për të fituar poizicionin që kisha dhe jam plotësisht gati.

Duke iu rikthyer gjysëmfinales me Laçin, Da Silva tha se e ka përjetuar keq që nuk shënoi në këtë ndeshje. “Por ishte më e rëndësishme të fitonim dhe të shkonim në finale. Falë Zotit rasti që humba nuk ndikoi në rezultat dhe jam i kënaqur për këtë.”, theksoi ai, ndërsa e mbyllë me një mesazh për tifozët kuqeblu: “Presim që ato të na mbështesin në vështirësi dhe gëzim. Ato janë motivi që jemi në fushë, edhe pse na mungojnë sepse nuk janë në stadium, të vazhdojnë të na mbështesin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img