Wednesday, December 11, 2024

Trajneri Brdariç në konferencë për shtyp: Vllaznia kërkon pikët e plota me Apoloninë

Lexo

Vllaznia ka lënë pas fitoren në mesjavë ndaj Laçit dhe kualifikimin për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Një objektiv ky i premtuar dhe i realizuar nga skuadra kuqeblu, e cila me të drejtë festoi shumë pas kësaj ndeshje, fillimisht në fushën e lojës, më pas në dhomat e zhveshjes, dhe në vazhdim edhe jashtë mjediseve të stadiumit “Loro Boriçi”. Një festim që është interpretuar në forma të ndryshme nga opinioni sportiv, ndoshta edhe pak më i tepërt se sa duhej. Pikërisht me festimin e fillon konferencën për shtyp të dhënë mesditën e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç.

“Ne festuam ashtu siç e meritonte takimi me Laçin pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, aty ku performuam mirë dhe e kemi mbyllur këtë kapitull. Tani jemi të përqëndruar në duelin me Apoloninë”, shprehet njëshi i pankinës kuqeblu Brdariç.

Në vijim, i pyetur nga gazetarët e pranishëm për kundërshtarin që mbyllë tabelën e klasifikimit, Brdariç përgjigjet: “Ne e njohim situatën e kundërshtarit, do shkojmë që të marrim pikët maksimale. Duhet përqëndrimi i duhur, do shkojmë dhe do bëjmë performancë si ajo e mëparshmja, që të marrim pikët e plota me Apoloninë”, përfundoi gjermano-kroati i pankinës kuqeblu, Brdariç.

Në pritje të kësaj sfide, Vllaznia konsumoj sot seancën e fundit stervitore anti-Apolonia dhe menjëherë është nisur drejt qytetit të Fierit, në pritje të orës 13.00 të së dielës për ballafaqimin zyrtar të javës së 28-të të kategorisë Superiore, Apolonia-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img