Saturday, November 23, 2024

Kosova vazhdon serinë pozitive, mposht Lituaninë në ‘Fadil Vokrri’

Lexo

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të rëndësishme, me rezultat 1:0 ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve, të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitorja ia Dardanëve pozitën e dytë në Grupin C2, me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Lituania e mbylli kampanjën pa asnjë pikë. Rumania kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes së ndërprerë mes Kosovës dhe Rumanisë është ende në pritje të vendimit të UEFA-s.

Kosova e nisi ndeshjen me shumë intensitet dhe arriti të kalojë në epërsi që në minutën e pestë. Albion Rrahmani fitoi një top të rëndësishëm në gjysmëfushën kundërshtare dhe pasoi për Vedat Muriqin, i cili i dha një asistim të përkryer Muharrem Jasharit, që nga brendësia e zonës realizoi gol të bukur, duke ndezur entuziazmin e tifozëve në stadium.

Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë, Jashari u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të pakontrolluar në mesfushë. Fillimisht, gjyqtari kryesor i dha karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshua dhe Jashari u përjashtua nga loja.

Luajtja me një lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë e vuri Kosovën nën presion, por portieri Aro Muriq tregoi formë të shkëlqyeshme, me disa pritje vendimtare. Megjithatë, mbrojtja dhe shpirti luftarak i Dardanëve bëri që të menaxhohet epërsia e hershme dhe të arkëtohen tri pikë.

Me këtë fitore, Kosova e ka siguruar së paku vendin e dytë në grup, që i garanton një vend në ‘play-off-in për Ligën C.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img