Sunday, November 24, 2024

Judistet kosovare shkëlqejnë në Europianin e Lisbonës, medalje ari për Distria Krasniqin

Lexo

Sporti i Judos vazhdon të jetë prioritet në Kosovë. Me rezultatet mjaft të mira që po arrijnë në arenën ndërkombëtare, sportistët e kësaj disipline janë krenaria e kosovarëve kudo nëpër botë.  Së fundmi, flamuri kosovar është ngritur si fitues në Kampionatin Europian të Judos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Është judistja e talentuar Distria Krasniqi e cila duke konkuruar në peshën deri në 48 kilogram, ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë duke u shpallur kampione e Europës.

Pas fitoreve në takimet eleminatore me rivalet e saj, italianen Francesca Giorda, izraeliten Shira Rishony dhe rusen Sabina Giliazova, xhudistja kosovare Distria Krasniqi doli në finale përballë xhudistes nga Ukraina, Daria Bilodid, kampione e dyfishtë Botërore dhe Europiane, por kjo e fundit u u tërhoq për shkak të një dëmtimi duke I dhënë automatikisht kosovares medaljen e artë.

Krahas Distria Krasniqit që meritoi medaljen e artë, figurë të mirë sportive në Europianin e xhudos në Lisbonë. bëri edhe judistja Nora Gjakova, konkuruese në peshën 57 kilogram, e cila fitoi medaljen e bronztë. Gjakova arriti që të kualifikohet deri në gjysmëfinale, por aty u mund nga xhudistja nga Portugalia, Telma Monteiro. Për medaljen e bronztë u ndesh me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani dhe arriti të fitojë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img