Monday, December 23, 2024

Kombëtarja e vajza mbërrin në Rumani, grupi i plotë për miqësoren e 3 dhjetorit

Lexo

Kombëtarja e vajzave ka mbërritur në Rumani. Ekipi udhëtoi ditën e sotme drejt tokës rumune dhe nesër do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen miqësore.

Skuadra është akomoduar menjëherë në hotel dhe Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është gati, ndërsa trajneri Armir Grima ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Donika Dedaj.

Përgatitjet për këtë takim kanë nisur që prej ditës së hënë në “Shtëpinë e Futbollit”. Të gjitha futbollistet e grumbulluara janë të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë.

Ndeshja miqësore Rumani-Shqipëri do të luhet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img