Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë Kampionatin Evropian të Masterave në peshëngritje. Ky aktivitet sportiv ndërkombëtar do të zhvillohet nga data 2 deri më 10 maj 2025 në Durrës.
Kampionati Europian i Masterave që do zhvillohet në vendin tonë do të mirëpresë sportistë të nivelit të lartë nga e gjithë Evropa, të cilët garojnë të paktën 450 -600 sportistë në kategorinë master të peshëngritjes.
Sipas Presidentit të FSHP, Elez Gjoza, eventi do të shërbejë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar peshëngritjen si sport dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së aktivitetit fizik në moshat e rritura.
Gjithashtu, ky kampionat do të jetë një platformë fantastike për të treguar mikpritjen dhe organizimin profesional të Shqipërisë në evente ndërkombëtare sportive.
Ky kampionat jo vetëm që do të kontribuojë në zhvillimin e peshëngritjes në nivel kombëtar, por do të përforcojë gjithashtu imazhin e Shqipërisë si destinacion për sportet ndërkombëtare.