Sunday, December 22, 2024

Hysaj pranon të largohet, Lacio e pengon duke kërkuar para për kartonin

Lexo

Historia mes Hysajt dhe Lacios është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Sipas medieve italiane gjatë merkatos dimërore pritet që të ndodhë e kundërta e asaj çfarë është raportuar gjatë verës.

Nëse gjatë verës Lacio bëri gjithçka për të larguar Hysajn, të cilin e konsideronte si një “peshë” për arkat e klubit, tani gjërat kanë ndryshuar. Hysaj, edhe pse numëron zero minuta në Serie A dhe Kupën e Italisë pasi është jashtë listës së Baronit, nuk mund të largohet nga kryeqyteti nëse klubi në këmbim nuk merr një shifër të konsiderueshme eurosh.

Janë pikërisht pretendimet financiare të Lacios ato që do të mbajnë edhe për gjashtë muaj Hysajn në Romë. Sipas medieve italiane vetë lojtari është bindur të largohet nga Lacio, por Lotito kërkon para në këmbim të kartonit të shkodranit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img