Wednesday, December 18, 2024

UEFA Conference League/ Ekipi i arbitrave shqiptarë vendos drejtësi të enjten në ndeshjen Vitória SC – Fiorentina

Lexo

Katërshja e arbitrave shqiptarë, Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda, janë përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League.

Sfida do të zhvillohet në Estádio D. Afonso Henriques, Guimaraes, Portugali, të enjten më 19 dhjetor, në orën 21:00.

Juxhin Xhaja është arbitri kryesor. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë të Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitri i katërt.

Në Var do të jetë gjermani Robert Schröder, ndërsa si AVAR është caktuar sërish një arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

Kjo përzgjedhje vjen pas një sezoni intensiv për ekipin e arbitrave shqiptarë, të cilët kanë gjykuar më parë edhe tre ndeshjet në fazën e grupeve të UEFA Europa League: Hoffenheim – FCSB, AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img