Gjoka: “Më vjen keq për skuadrën, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen. Gropa është shumë e madhe”

Ka përfunduar takimi i Superiores në Korçë. Skënderbeu është mundur nga Elbasani me rezultatin 0-2. Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ka folur në përfundim të takimit.

“Ne na duhet çdo pikë, edhe barazimi do ishte i vlefshëm por fitorja edhe më shumë e vlefshme. Unë mendoj që duhet të ishim më vigjilentë, goli i parë erdhi nga mosvigjilenca, dihet që në një terren të tillë, portieri duhet ndihmuar nga mbrojtësit. Gjjithsesi më vjen shumë keq pasi e prisnim ndeshjen ndryshe, pse jo të kërkonim edhe fitoren.

Më vjen keq për skuadrën, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen, ekipi ka nevojë për diçka tjetër, duhet të mendojmë të gjithë për zgjidhjen. Është një ekip shumë i brishtë, thyhet dhe nuk ngrihet dot më, kjo është për ardhur keq se Elbasani nuk është se bëri gjë.

Unë mendoj që kemi pasur më shumë mundësi deri në momentin e gabimit, gropa është shumë e madhe, ta ngrej psikologjikisht por mesa duket nuk po gjej dot zgjidhje. Skuadra ka qenë në këtë gjendje që është”, deklaroi Gjoka për “RTSH Sport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu