Zyrtarizimi i FK SHIROKA në Kampionatin Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Tretë është pritur mjaft mirë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Një skuadër, e cila nga java në javë ka ardhur duke e rritur nivelin e saj, kur në prag të javës së shtatë renditet në vendin e tretë pas Eagle dhe Partizanit B duke ecur e sigurtë drejt objektivit të kualifikimit në kategorinë e dytë.
Komentatori i njohur i futbollit, Edmond Dibra, i cili krahas përcjelljes së emocioneve të ndeshjeve të Vllaznisë nga stadiumi “Loro Boriçi” për Radio Tiranën, transmeton me shumë passion edhe ndeshjet e KF Shiroka, të cilat klubi shirokas i publikon live në faqen e tij zyrtare YOUTUBE, flet me superlative për skuadrën dhe drejtuesit e KF Shiroka.
“KF Shiroka, skuader e formuar vetem pese muaj me pare e cila militon ne Kategorine e trete te Kampionatit Kombetar te Futbollit: me deshiren, vullnetin, pasionin, energjite e pashterrshme per te bere me te miren per Shkodren e Tij, Presidenti i kesaj skuadre z: ERGI AXHANI. Ne krye te Pankines nje emer i njohur i Futbollit Shkodran, Djaloshi pasionant, fjale pak dhe pune shume, z Valo Kurti, lojtare te Akademise Shkodrane: si Mulija, Bebeziqi, Kodra, Peku, Asllani, Boshti si dhe disa afrime cilesore i kane dhene nje fizionomi dhe nje status prej pretendetjeje per tu ngjitur ne kategorite elitare.
Suksese dhe mbaresi ne kete rrugetim kaq te bukur te gjitheve qe kontribojne tek kjo skuader djem te Futbollit Shkodran, ju qe nuk keni gjetur hapesira ne enderren tuaj, bashkohuni dhe behuni pjese e kesaj skuadre e cila ka nje President me vizion te qarte. Staf profesionist dhe lojtare te perkushtuar per te dhene me te miren nga vehtja e tyre”, shkruan komentatori i futbollit Edmond Dibra.
Në pritje të ndeshjes së
Për javën e shtatë të Kampionatit të Kategorisë Tretë, KF Shkodra do të përballet me Olimpik Shkodra. Një derbi shkodran, që është planifikuar të luhet mesditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 13:00.
Një sfidë kjo, që edhe pse ndeshet Shiroka e vendit të tretë me Olimpik të vendit të fundit, po pritet me shumë interesim nga tifozëritë e të dy skuadrave, sidomos nga ato shirokas, pretendimet e të cilëve janë që sezonin e ardhshëm, skuadrën e tyre të shohin në kategorinë e dytë.