Një ballafaqim shumë emocionues ai në mes Atletico Madrid dhei Barcelonës, fituesi it ë cilit u vendos në kohën shtesë.
Falë golit të Sorloth në minutën e 96-të, Atletico Madrid mposhti Barcelonën 2-1 dhe mori, krahas ndeshjes së madhe në Montjuic, vendin e parë në klasifikimin e La Ligas me 41 pikë.
Norvegjezi vendosi gjithçka atëherë kur nuk pritej pas golave të Pedri (30′) të asistuar nga Gavi dhe de Paul (60′) pas gabimit të Casados.
Në bilbilin e fundit, Simeone buzëqesh: Atletico është lideri i ri i ligës. Periudha e errët e Barcelonës në La Liga vazhdon: ata kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të ligës.