Monday, January 12, 2026

Merkato-Nga Egnatia në Serinë B italiane. Frederik Veseli firmos për Sudtirol deri me 30 qershor 2025

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në tetor të vitit të vitit të kaluar iu bashkua Egnatias në kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, dhe pas tre muajsh zhvendoset në Itali duke firmosur në Serin B për skuadrën e Sudtirol me një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2026

Futbollisti 32 vjeçar që është pjesë e kombëtares kuqezi, i lindur më 20 nëntor 1992 në Renens, një komunë zvicerane në Kantonin e Vaud, është një futbollist zvicerano-shqiptar, 183 cm, 78 kg, qendërmbrojtës, me këmbë të djathtë. Me uniformën e kombëtares shqiptare ka bërë 44 paraqitje zyrtare, ndërsa më përpara ka veshur fanelat e të gjitha kombëtareve zvicerane nga U17 në U21 duke bërë 57 paraqitje.

Thirrjen e tij të parë nga ekipi kuqezi me trajner Giovanni De Biasi e kishte më 9 nëntor 2015 dhe më 13 nëntor të të njëjtit vit, debutoi në ndeshjen miqësore kundër Kosovës dhe më pas numëroi 44 paraqitje, me thirrje në ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img