18 vjeçari i talentuar nga Rrësheni Jordi Jaku që ishte pjesë e bardhebluve është transferuar në Itali. Bolonja dhe Tirana kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket kartonit të Jordi Jakut.
Klubi emiljan ka pranuar që të paguajë plot 250.000 mijë euro për Jakun, ku burime pranë klubit bardheblu tregojnë se gjatë tratativave, të cilat vazhdonin prej ditësh, kanë mundur që të sigurojnë edhe 15% të shifrës së kartonit të lojtarit në rast se do të shitet nga skuadra italiane në ndonjë skuadër tjetër.