Emiliano Gega: Jan disa faktor që ndikojnë në këtë gjendje, por ka ndikuar shumë arbitrimi i cili na ka penalizuar, por dhe fati në shumë raste nuk ka qenë me ne. Jemi paragjykuar shumë, aq sa në ndeshjet që kemi zhvilluar asnjëherë nuk jemi trasmetuar LIVE në televizor
Valbona është skuadra e cila erdhi nga Kategoria e Dytë dhe këtë sezon ajo militon në Kategorinë e Parë mes 12-të skuadrave të kësaj kategorie. Skuadra tropojane zhvillon seancat stërvitore në kryeqytet dhe më pas gjatë ndeshjeve ajo udhëton brenda ditës për të zhvilluar ndeshjet. Ndeshja e parë e këtij viti e gjen skuadrën e Valbonës në Fier ku tre pikët jan mjaftë të vyera për të dyja skuadrat. Valbona do të vuaj mungesën e shumë lojtarëve në ndeshjen e së shtunës dhe kjo ia vështirëson disi objektivin por që asgjë nuk është e pa mundur. Në një bisedë ekskluzive për Veriu Sport trajneri i Valbonës Emiljano Gega vjen me një intervistë ndryshe duke treguar problemet që has me paragjykimin, arbitrimin dhe mungesën e sistemit VAR në ndeshjet që ata luajnë, por dhe Gega shprehet se pret që sa më shpejt kjo situatë të kaloj. Më poshtë do të ndiqni intervistën e trajnerit Emiljano Gega për Veriu Sport:
Valbona në një situatë të vështirë renditeni në vendin e 11-të çfar nuk shkon, profesor?
Unë besoj që jan dy faktor që nuk ka shkuar në këtë pjesë të fazës së parë, një është faza përgatitore duke e filluar me vonesë e cila ka ndikuar shumë në ndeshjet e para,pastaj edhe fati nuk ka qenë me ne.
Në bazë të përformancës në fushën e lojës, sa reale është renditja në tabelën e klasifikimit?
Unë besoj që sipas perfomancës nuk e meritojm atë renditje pasi ne kemi bër ndeshje shum të mira por ekperienca pak arbitrimi edhe paragjykimi ndikojn në këtë kategori,dua të theksoj jemi i vetmi ekip që nuk kemi qenë në asnjë ndeshje në tv.
Duke hedhur një sy në formacionet e 17 javëve të luajtura deri më tani, shihen shumë pak ndryshime a është besimi në grupin aktual apo ka diçka tjetër?
Besimi është i plotë tek grupi, janari do na ndimojmë të mbyllim disa pozicione ku kemi nevoj, edhe pse ësh pak vështirë se janari nuk ta jep këtë mundësi,pasi lojtarët jan nëpër ekipe po mundohem të bëj maksimumin.
Cili është objektivi i Valbonës në pjesën e mbetur të kampionatit?
Pjesa tjetër e kampionatit do jetë shumë e vështirë, qëllimi edhe objektivi jon është qëndrimi në kategori, nuk do të dorëzohemi, do japim gjithçka për këtë.
Sa ndikon pjesa e udhëtimeve nga Tirana në Tropojë apo edhe më gjerë në rezultatet e arritura deri më tani?
Ne stërvitemi edhe jetojmë në Tiranë, kështu që udhëtimi drejt Tropojës nuk përbën problem.
Ndeshja e radhës të shtunën në Fier, si është gjendja e ekipit në prag të kësaj sfide?
Ne Fier shkojmë me shumë mungesa por kam besim tek grupi që mund të dalim me një rezultat pozitiv.
A i druheni ndonjë diçkaje ju si trajner duke qenë se është një garë shumë e fortë në luftën për mbijetesë?
Unë nuk i druhem asgjëje, thjeshtë është fakt, ekip pa emër pa histori sulmohet edhe paragjykohet, ne kemi bërë kërkesa zyrtare me pamje filmike per arbitrimin edhe siç ju thash edhe më lartë nuk kemi qenë kurr LIVE në TV, si dhe të kemi ndonjë VAR që na ka penalizuar tek arbitrimi.
Loja fair-play që ju shpeshni e keni përmendur nëpër media, që në shumë ekipe nuk ka qenë njësoj si skuadra e Valbonës, a keni ndonjë koment?
Doja të shtoja diçka, unë personalisht kam 10 vite me këtë punë edhe kam lëviz shumë, ama si mikëpritja Tropojane nuk ka, kan ardhur ekipe në Tropojë edhe kan folur vetëm për fair-play dhe kjo më gëzon pas mas, por është diçka te cilën nuk e marim në stadiume të tjera.
Intervistoi: Fatos LAMAJ