Egnatia triumfon në Laç, dy gola në pjesën e dytë i japin tre pikët rrogozhinasve

Laçi-Egnatia  0-2(Shënues: Karim Lukili 72’, Ibrahim Diabate 89’)

Egnatia ka mar një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-0, në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abisnet Superiore”.

Pavarësisht rasteve të krijuara pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Rrogozhinasve iu desh të prisnin pjesën e dytë për të zhbllokuar takimin dhe për ta kthyer përballjen në favorin e tyre.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 72-të kur Ildi Gruda fitoi një penallti për Egnatian.

Lukili e dërgoi topin në rrjetë por goditja u urdhërua të përsëritej për shkak të parregullsive gjatë ekzekutimit.

Në tentativën e dytë portieri Guri arriti ta ndalte gjuajtjen por Lukili përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi golin e avantazhit për miqtë.

Në minutën e 89-të Egnatia realizoi edhe golin e dytë me mesfushorin Diabate duke vulosur rezultatin 0-2 dhe duke siguruar tre pikët.

Laçi mbeti pa arritur të gjente rrugën e rrjetës ndërsa rrogozhinasit e mbyllën transfertën me fitore dhe me portën të paprekur.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe