Kupa e Shqipërisë-Nesër dhe pasnesër, ndeshjet e fazës së 1/8-tave

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjavë. Takime mjaft interesante janë në program, teksa do të ketë edhe duele mes skuadrave të Superiores.

Ditën e nesërme janë planifikuar dy ndeshje, Laçi-Kukësi që do të luhet në orën 13:00 në Laç dhe Tirana-Bylis do të luhet në orën 13:30 dhe do të luhet në Vorë. Duke gjykuar për një ndeshje të lehtë të kurbinasve në kualifikimin e turit tjetër, përballja Tirana-Bylis, pritet të jetë shumë e dyluftuar, pasi të dyja skuadrat e synojnë seriozisht kualifikimin.

Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohen takimet e tjera. Kështu Egnatia-Kastrioti dhe Dinamo-Erzeni do të sfidohen mes tyre në orën 13:00, ndërsa 4 takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Teuta pret Elbasanin, ndërsa Vllaznia pret Besën. Gjithashtu Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Apolonisë dhe Skënderbeu sfidon Vorën.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu