Tuesday, April 30, 2024

Tenis, shkodranja Gresi Bajri fituese e turneut Rio Verde Cup ne Tennis Europe

Lexo

Turneu Rio Verde Cup në Tennis Europe U-14 i zhvilluar në Podgoricë në Single dhe në Double ka rezultuar shumë pozitiv për tenisten shkodrane Gresi Bajri. Vajza e talentuar e tenisit shkodran  ishte e vendosur për bartsen e II të turneut, në gjiron e parë dhe ishte e lirë. Në 1/8 finale fitojë kundër lojtares Ruse Anastasia Sbitneva 6:1 6:1, më pas fitoi përsëri në 1/4 finale kundër lojtares nga Serbia Hana Djedovic 6:2 6:2, ndërkohë që në 1/2 finale u ndesh me Petra Mirkovic(Mne) ku fitoi përsëri 6:0 6:2. Në finale triumfoi ndaj lojtares Iva Lakic duke fituar 3:6 6:1 6:2. Rezultatet në doble ku luajti së bashku me lojtaren nga Romania Maria Alessia Serbanescu ku ishin vendosur për bartset nr.1 të turneut

1/8 Bye

1/4 Bajri/Serbanescu – Hubner(Ger)/Bulatovic(Mne) 6:1 6:3

1/2 Bajri/Serbanescu – Djedovic(Srb)/Milutinovic(Srb) 7:6(6) 6:2

Finale Gresi/Serbanescu – Cohen(Isr)/Lakic (Mne) Ëallkover

Duhet theksuar se Gresi është për herë të dytë fituese e Turneut Tennis Europe U-14 pas fitores më parë edhe në Shkup.

Javen që kaloi Gresi luajti në grupmoshen U-16 tennis Europe ku arriti në 1/2 finale në single dhe Finale në Double.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img