Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra ka vazhduar të konfirmnojë Vllazninë e Shkodrës si skuadrën e pathyeshme të këtij sezoni. Me fitoren e thellë 1-9 në Durrës ndaj Teutës vendase, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Arben Parmeza, vazhdon të kryesojë kampionatin pa humbje. Në sfidën e transfertës durrsake, për ngjyrat kuqeblu shënuan Alijaj, Gjini, Borci 2 dhe Doçi 4. Fitore kjo që e ngjit Vllazninë në kuotën e 54 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e parë me diferencë prej 7 pikësh nga Apolonia e vendit të dytë.
Dy skuadrat e tjera të futbollit të Shkodrës, Juban Danja Murlani dhe AAS i mbyllën takimet e kësaj jave në barazim dhe humbje. Ndeshja Juban Danja Murlani – Tirana e luajtur në fushën sportive të Barbullushit u mbyll në barazim 0-0 Ndërsa, AAS humbi në shtëpi me Apoloninë 0-5.
Për t’u theksuar është se në këtë javë Bilisht Sport ka marrë pikën e parë në këtë sezon futbollistik duke barazuar 0-0 në shtëpi me Lushnjen. Bilisht Sporti vazhdon të renditet e fundit në kampionat, me vetëm një pikë pas 18 javësh ndërsa Lushnja renditet e 11-ta, një vend më sipër Bilishtit, me 4 pikë.
Rezultatet e javës së 18:
Bilisht Sport 0-0 Lushnja
AAS 0-5 Apolonia
Partizani 3-2 Kinostudio
Tirana AS 6-1 Skënderbeu
Teuta 1-9 Vllaznia
Juban Danja 0-0 Tirana
Renditja pas javës së 18:
Vllaznia 54
Apolonia 47
Tirana 40
Juban Danja 37
Tirana AS 37
Partizani 28
Kinostudio 27
Teuta 15
AAS 15
Skëndërbeu 9
Lushnja 4
Bilisht Sport 1