Redon Mihana, 25-vjeçari, i spiaktur si një ndër të rinjtë e talentuar të futbollit shqiptar, ka firmosur për klubin maltez Hamrun Spartans. Fillimet e karrieres së tij sportive i ka pasur me Apoloninë, ndërkohë që ka luajtur me sukses edhe për Dinamon, Egnatian, Kastriotin, Erzenin, kombëtaren e moshave, dhe së fundmi ai ishte pjesë e Kapaz në Azerbajxhan.
Në mbyllje të merkatos dimërore, Mihana është bërë pjesë e ekipit maltez, Hamrun Spartans, i cili numëron 10 kampionate, 6 Kupa të Maltës dhe 7 Superkupa.
Trofeu i fundit që skuadra e re e Mihanës ka fituar është ai i sezonit të kaluar 2023/2024, ku u shpallën kampionë në elitën e futbollit maltez. Gjithashtu Harmuni arriti të fitonte edhe Superkupën e këtij edicioni.