Stojanoviç dhe Mala nga Vllaznia dhe shkodrani Kruja(Teuta) në formacionin më të mirë të javës së 24-t Abissnet Superiore

Java e 24-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me dy ndeshjet e fundit; Skënderbeu – Laçi dhe Teuta – Dinamo City. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe teknikun më të mirë.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy pjesëtarët e Vllaznisë, mbrojtësi Milosh Stojanoviç dhe sulmuesi Esat Mala, ndërkohë nga Teuta, pjesë e këtij formacioni është edhe shkodrani, Arsid Kruja.

Konkretisht, Mario Dajsinani i Egnatias është portieri që ka spikatur më shumë në javën e 24-të.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Arsid Kruja (Teuta), Milos Stojanovic (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani) dhe Florjan Përgjoni (Tirana).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 24-të janë: Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ëilliam Cordeiro Melo (Laçi)

Në majën e sulmit është Emiliano Bullari (Laçi), ndërsa krahët përbëhen nga Esat Mala (Vllaznia) dhe Emmanuel Ernest (Tirana).

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Francesco Moriero.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu