Katër skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës: Drita, Prishtina, Llapi dhe Drenica, kanë nisur betejat e para. Kështu, sfida e parë ishte ajo në mes Dritës dhe Prishtinës, takim ky i luajtur pasditen e djeshme në Gjilan, ku formacioni prishtinas i drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi doli fitues me rezultatin 0 me 1, falë golit të shënuar me penallti nga Ardian Muja në minutën e pestë. Për t’u theksuar është se që nga minuta e 26-të Prishtina luajti me një futbollist më pak, pas daljes me karton të kuq të Ardian Limanit.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër, Llapi-Drenica, luan sot ballafaqimin e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Pododujeves duke filluar nga ora 15:00.
Një përballje kjo shumë intertesante mes dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar, të cilat në objektivin e tyre kanë kualifikiin në finale.
Për t’u theksuar është fakti pjesë e formacionit të FC Drenicës është edhe futbollisti shkodran, Antonio Marku, i cili krahas Vllaznisë ka luajtur edhe për skuadra të tjera të kampionatit shqiptar, si Dinamo, Kukësi, Laçi, Teuta, për të vijuar karrieren e tij në kampionatin kosovar, me Drenicen që rikthehet për herë të dytë në gjirin e kësaj skuadre, ndërkohë që më herët ka luajtur edhe për Vëllaznimin e Gjakovës, Prizrenin dhe Suhareken,