Ftesa e klubit spanjoll Real Valladolid për talentin e futbollit shkodran Erik Lulaj, i cili është pjesë e ekipit të Akademisë Futbollit Vllaznia U16 është pritur mjaft mirë nga opinioni sportiv duke e konsideruar rastin në fjalë një arritje për brezin e ri të futbollit shkodran, i cili vazhdon të prodhojë elementë të perspektives, ku krahas kampionatit shqiptar, po bëjnë mirë edhe në ekipet e huaja.
Nga sa bëhet e ditur, seancat e para stërvitore të Lulajt në klubin spanjoll kanë shkuar mjaft mirë. Ndonëse është akoma herët për të dhënë një konkluzion të qartë, specialistët e klubit Real Valladolid nuk kanë nguruar të vënë në dukje cilësitë individuale që disponion futbollisti shkodran.
E kënaqur për thirrjen e futbollistit të tyre, Akademia e Futbollit Vllaznia, ka publikuar lajmin zyrtar në fazen zyrtare, në të cilin shkruan:
“Erik Lulaj, sulmuesi i talentuar i ekipit U16 të Akademisë Vllaznia është ftuar nga klubi spanjoll Real Valladolid për t’iu bashkuar ekipit të tyre U16. Kjo është një mundësi e artë për lojtarin tonë që me punë dhe përkushtim po bën hapa të mëdhenj për të ardhmen. Shumë suksese Erik”!
E kënaqur për thirrjen e 16 vjeçarit të talentuar shkodran në klubin spanjoll është edhe Akademia e Futfollit Shpresa që drejtohet nga Ardit Mani. Akademi kjo, në të cilën Erik Lulaj mori bazat e para të futbollit duke qënë për 4 vite me radhë, nga U9 deri në U13 pjesë e kësaj akademie.
“Erik Lulaj produkt i FC Shpresa, që po tregon sa më mirë cilësitë e tija tek Vllaznia u 16, po kalon momente shumë të mira duke u përballur me moshataret e tij në Real Vajecano. I urojme suksese dhe fat Erikut . Forca Erik!”, shkruhet në postimin zyrtar të FC Shpresa, shoqëruar me disa foto dhe video gjatë kohës kur Erik Lulaj ishte pjesë e kësaj Akademie.
Gaspër MARKU