Brdaric: “E merituam fitoren, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet”

Vllaznia mori një fitore bindëse 3-0 në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për raundin e 34-të në Superiore. Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

“Pas fitores është e thjeshtë të analizosh dhe të flasësh pozitivisht, javën e fundit patëm një javë të dobët. Jam i lumtur unë dhe gjithë stafi, kemi bërë një përgatitje të mirë për këtë ndeshje dhe e merituam fitoren, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

Kishim opsione të rrinim shumë lart, por ata bënë disa gabime dhe kishim mundësinë të shkonim në kundërsulm. Siç e dimë të luash kundër Dinamos nuk mund të bësh çdo gjë.”, u shpreh Brdaric.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu