Mbrëmjen e sotme, kompeticioni i Kupës së Shqipërisë do të njohë dy ekipet finaliste të sezonit 2024-2025. Ato do të dalin pas dy sfidave gjysmëfinale të kthimit që do të luhen në “Elbasan Arena” dhe “Arena e Demave” me përballjet shumë interesante, Dinamo-Vllaznia dhe Partizani-Egnatia.
Në “Elbasan Arena”, Dinamo pritëse ka përballë Vllaznia, e cila nga ana e saj këtë stadium e ka bërë si “shtëpinë” e saj, pasi ka konsumuar shumë duele në këtë fushë. 0 me 0 përballja e parë e luajtur në “Loro Boriçi” ka lënë gjithçka të hapur për fatin e skuadrës që shkon në finale.
Ndërsa, në “Arena e Demave”, me fitoren 0-1 të ndeshjes së parë në transfertë, Partizani ptitës futet në fushë më i avantazhuar për të marrë një biletë finalist. Por, nga ana tjetër, rrogozhinasit kanë deklaruar se do ta përmbysin në ndeshjen e dytë.
Kalendari i ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Vllaznia ora 19:00(Elbasan Arena)
Partizani-Egnatia ora 19:00(Arena e Demave)