Kupa e Shqipërisë për vajza-Sot, dy ndeshjet gjysmëfinale: Tirana – Egnatia(13:00) dhe Apolonia – Kinostudio(14:00)

Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza do të luhen sot. Sfida Tirana – Egnatia do të zhvillohet në orën 13:00. Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Edhe Apolonia është thuajse e kualifikuar në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë pas triumfit 4-0 ndaj Kinostudios në takimin e parë gjysmëfinal. Ndeshja Apolonia – Kinostudio do të luhet në ora 14:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu