Premier League, shpall Mohamet Salah, lojtarin më të mirë të sezonit 2024-25. Egjiptiani shënoi 28 gola dhe 18 asistime për Liverpulin

Mohamed Salah është shpallur Lojtari më i mirë i sezonit në Premier League 2024/25 për paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushatën e Liverpulit për të fituar titullin.

Salah, i cili gjithashtu fitoi çmimin në sezonin 2017/18, është lojtari i pestë që fiton më shumë se një herë trofeun, pas Thierry Henry, Cristiano Ronaldo, Nemanja Vidic dhe Kevin De Bruyne.

Egjiptiani ka shijuar një sezon mahnitës me Liverpulin, duke shënuar 28 gola dhe 18 asistime për të ndihmuar “të kuqtë” të fitojnë Premier League.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu