Friday, June 20, 2025

(Video) Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program

Lexo

Me një ceremoni diplomimi të mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u përmbyll mbrëmjen e së enjtes edicioni i dytë shqiptar i programit të njohur “Certificate in Football Management” (UEFA CFM). Ky program prestigjioz u organizua nga Akademia e UEFA-s dhe Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit.

Ashtu si në edicionin e parë të zhvilluar në Shqipëri në vitin 2022, edhe këtë herë programi u vlerësua si një sukses i plotë, duke sjellë në Shqipëri ekspertizën dhe përvojën më të mirë europiane në menaxhimin e futbollit. Nga shtatori i vitit 2024 deri në qershorin 2025, 28 profesionistë të fushës së futbollit, jo vetëm nga FSHF dhe klubet shqiptare, por edhe nga Franca, Portugalia, Ukraina, Italia, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Rumania, ndoqën me përkushtim dhe seriozitet këtë program të nivelit të lartë.

Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Envi Hicka, drejtuesi i Akademisë së UEFA-s, Thomas Junod, si dhe profesorë e lektorë të programit, të cilët përgëzuan pjesëmarrësit për angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë muajve të formimit profesional.

Në fund të ceremonisë, drejtuesi i Akademisë së UEFA-s, Thomas Junod, në një prononcim për fshf.org theksoi se CFM nuk është vetëm një program akademik, por një platformë që lidh profesionistët e futbollit dhe forcon rrjetin europian të bashkëpunimit. Nuk mungoi as një falënderim për organizimin e këtij programi nga FSHF dhe një urim për pjesëmarrësit.

“Mendoj se përparësia kryesore e programit CFM është se shumë njerëz e kanë ndjekur, dhe kjo ndihmon në krijimin e një fjalori të përbashkët, mjetesh të përbashkëta dhe gjithashtu në forcimin e rrjetit. Futbolli është një familje e madhe, por është edhe një rrjet shumë i fortë ku njerëzit mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është gjithashtu pjesë e idesë së CFM. Dhe shpresoj vërtet që edhe këtu në Shqipëri, futbolli do të përfitojë nga CFM dhe nismat e tilla si CFM, dhe shpresoj që rrjeti që kemi krijuar, të zgjasë.

Dua gjithashtu të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që jo vetëm e ka hapur programin CFM për stafin e saj, por edhe për klubet dhe aktorë të tjerë, si dhe për faktin që ka ftuar edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë. Mendoj që kjo krijon një rrjet shumë të mirë, jo vetëm brenda klasës, por edhe për të ardhmen.

Do të doja të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit dhe t’ju uroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre të zhvillimit” – tha për fshf.org, Thomas Junod.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img