Nuk ka më hezitim, Vllaznia- Daugavpils, sfida e parë e turit të parë të Konference Ligë, do të luhet me datë 10 korrik 2025, në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar prej orës 20:00.
Shuhet kështu çdo shpresë, apo dëshirë në opinionin sportiv që në nisi të ekzistonte për një rishikim të vendimit, sidomos pas normalizimit të çështjes së stadiumit “Loro Boriçi”, me tërheqjen e Bashkisë për të mos e zhvilluar koncertin e këngëtarit Bujar Qamili në këto ambiente.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga institucioni i UEFA-s, duke konfirmuar datën, vendin dhe orën e propozuar nga vetë KF Vllaznia, që është, ora 20:00 e 10 korrikut 2025, gjë e cila në fakt ka qënë e mbyllur që në momentin hedhjes së shortit, kur drejtuesit e klubit kuqeblu kanë dorëzuar dokumentacionin në UEFA.
Po, nga i njëjti burim i UEFA-s, mësohet, se KF Vllaznia ka depozituar dhe madje është miratuar nga UEFA, që ndeshja e turit të dytë, gjithnjë nëse kuqeblutë kualifikohen përballë letonezëve, të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” me datë 24 korrik, ora 20:00.